Xhe-La në sulm, portugezët humbasin dyshen e mbrojtjes. Ja formacionet e mundshme të sfidës Benfika-Inter

Në udhëtimin e pasdites së djeshme drejt Lisbonës, Interit i është dashur të niset pa Hakan Çalhanoglunë e Milan Shkriniarin që nuk ia kanë dalë të jenë gati.

Me pjesën tjetër të skuadrës në dispozicion, Inzagi ka projektuar edhe formacionin që do të hedhë në fushë sot në mbrëmje.

Në prapavijë pritet të rikthehen Bastoni, Açerbi e Darmian, me Dimarko dhe Dumfris që do të jenë pronarët e korsive, ndërkohë që në mesfushë trajneri do t’i besojë Brozoviçit, Barelës e Mikhitarianit në mungesë të Çalhanoglusë.

Në sulm Xheko niset favorit ndaj Lukakut për një fanellë titullari krah Lautaros, që në krahun tjetër, te Benfika nuk do të gjejë bashkëkombësin e tij Otamendi, i skualifikuar për shkak kartonësh, ashtu si mbrojtësi tjetër Bah.