“Xheko e meriton rinovimin, Kristiano Ronaldo një ikonë”/ Marota: Duhet të reflektojmë, Inzagi duhet të gjejë zgjidhje

Interi mundi në transfertë Atalantën me rezultatin 3-2 në javën e 15- të të Seria A. Në një intervistë për Radio Anch’io Sport, në Rai RadioUno drejtori i Përgjithshëm i Interit Xhuzepe Marota është shprehur se zikaltërit duhet të jenë protagonistë deri në fund të sezonit. Ndër të tjera ai foli dhe për rionovimin e Xhekos, stadiumin e ri, Lukakun etj.

“Krahasuar me ditën e djeshme asgjë nuk ka ndryshuar, ka ndërgjegjësimin për të qenë protagonist deri në fund në një kampionat anormal dhe të paprecedentë, që do të riniset më 4 janar. Është diçka e re dhe të gjithë jemi kuriozë ta kuptojmë veçanërisht për sa i përket sferës së performancës, mes lojtarëve që shkojnë në Kupën e Botës dhe të tjerëve që qëndrojnë në shtëpi. Për trajnerët atletikë do të jetë e vështirë, e paprecedentë, do të jetë e nevojshme për të kuptuar lojtar për lojtar çdo mangësi që do të demonstrohet në këtë hark kohor. Kemi pasur një handikap misterioz, të heshtur, origjinën e të cilit nuk e kuptoja, më pas ekipi dhe trajneri gjetën masat korrigjuese. Një jashtë dhe një tjetër në shtëpi. Kemi vuajtur katër disfatat jashtë fushe, por në fakt janë 18 golat e pësuar, të cilët janë shumë në krahasim me 22. Ky është elementi që duhet të na bëjë të reflektojmë dhe trajneri do të duhet të gjejë masa korrigjuese, këto janë detyrat tona.”

RIMËKËMBJA-  “Kemi luajtur 7 ndeshje në shtëpi dhe 8 jashtë, kemi 4 pikë më pak se vitin e kaluar, kur Napoli kryesonte me 36 pikë 5 pikë më pak se tani. Do të ketë ende 23 ndeshje për të luajtur dhe 69 pikë për t’u fituar: Nuk mendoj se ndeshja kundër Napolit në 4 janar është vendimtare. Më e rëndësishme të kuptojmë se në çfarë kushtesh fizike do të gjendemi.”

XHEKO DHE STADIUMI-  “Ai e meriton rinovimin, ai është një profesionist i madh, i lidhur me fanellën dhe si shumë pleq përreth ai ka vesin e shënimit. Në momentin e duhur do të fillojmë lëvizjet nëse edhe Edin e dëshiron këtë. Mundësitë duhen shfrytëzuar, por, kur bëhet fjalë për klubet e mëdha, nuk mendoj se ka mundësi që janë të përshtatshme për ne, duhet të jemi ende me sy hapur megjithatë mendoj se ky është një grup konkurrues për qëllimet tona”.

I pyetur për situatën e procedurës për stadiumin e ri, Marotta shpjegoi se “në stadiume jemi të pasmet, në Itali janë vetëm katër stadiume në pronësi. Ka shumë vështirësi burokratike, duhet të kemi një procedurë më fluide. Për stadiumin e ri në Milano tash jemi në ngërç dhe shpresoj shumë që të zgjidhet sa më shpejt.”

ZHANG DHE LUKAKU-  “Familja Zhang meriton respekt  sepse vitet e fundit ka investuar shumë energji financiare, jemi rreth 800 milionë në investime. Ajo i ka dhënë shumë sistemit të futbollit italian dhe mbi të gjitha Interit. Pas pandemisë të gjitha grupet e mëdha industriale kanë pasur tkurrje financiare; pas pandemisë nuk mund të tregosh më investime milionerësh, ulja e kostove dhe investimeve si pasojë është normale.”

Lidhur me dëmtimin e Lukakut, ai nënvizoi se ai ishte “i papritur dhe i paparashikueshëm, i kushtëzuar nga dëshira për t’u rikthyer shpejt, edhe me motivimin nga Botërori. Duhet të jemi të kujdesshëm. Këto situata janë pjesë e rrezikut të biznesit në një listë të ngushtë prej 25 elementësh, aksidentet janë në rendin e ditës. Unë jam i mendimit se nuk duhet të ketë një stres konkurrues si ai që ka qenë këtë sezon. Shpresoj që të kthehet që më 4 janar.”

RONALDO DHE LAMTUMIRË- “Në një strukturë drejtuese të një klubi është normale që ka pozicione të ndryshme, por kjo nuk do të thotë se unë isha kundër operacionit të CR7, ai është një ikonë dhe një kampion. Por kjo nuk ishte arsyeja e divorcit tim nga Juventusi”, përfundoi ai.