Xheorxhina nuk përmbahet, tregon vendin “e çuditshëm” që ka bërë s*ks me Ronaldon: Më duhej t’i mbaja duart…

Sezoni i dytë i dokumentar ‘Io soy Georgina’ po bën sërish bujë në rrjet ku kësaj here Xheorxhina Rodríguez ka rrëfyer detaje të pathëna më parë rreth marrëdhënies së saj me Kristiano Ronaldon.Nëse sezoni i parë zbuloi disa sekrete të lidhjes, i dyti nuk ka mbetur pas dhe në Spanjë është më i ndjekuri i momentit në platformën Netflix.

Në një nga episodet, modelja dhe biznesmenja po u tregonte miqve të saj shtëpinë e familjes së saj në Madrid dhe ndërsa ata po flisnin për një nga tatuazhet në krahët e saj dhe se ajo nuk mund të lagej, bisedat u ndezën dhe pikërisht atëherë erdhën dhe pyetjet ngacmuese për të.Unë e kisha shmangur notin në plazh, por u ktheva në shtëpi dhe Kris më tha të shkoja në banjë. Unë isha shumë e mërzitur duke qëndruar me duart lart që të mos lageshin. Isha lodhur duke i mbajtur duart lart.”, tha Xheorxhina .

Më pas, miku i saj Ivan, tha me shaka se ata mund të kishin bërë dashuri në shtrat dhe jo në banjë, por Xheorxhina nuk e mohoi.

“Jo, ne e bëmë atje,” pranoi ajo.

Zbulimi e la motrën e saj Ivanën të hutuar, pasi donte të verifikonte informacionin dhe e pyeti sërish nëse bënin dashuri në banjë, por Xheorxhina nuk u përgjigj, megjithëse qeshi dhe më pas u përpoq ta mohonte, por ishte vonë, pasi sekreti u zbulua.

Sezoni i dytë i ‘Io soy Georgina’ tregon modelen, duke u përballur me një vit shkatërrues për të për shkak të humbjes së foshnjës së porsalindur dhe disa detaje të tjera nga jeta e saj me Kristiano Ronaldon .