Ylli madrilen gjithnjë e më larg Realit, gjigandët e Premier Ligës futen në garë

Mediat britanike kanë spekuluar të martën se janë të paktën katër ekipe në Premier që dëshirojnë shërbimet e Toni Krosit.

Tabloidi “Daily Star” ka nënvizuar se Mançester Junajtid, Mançester Siti, Çelsi dhe Uest Hemi janë katër nga klubet që kërkojnë shërbimet e veteranit të mesfushës së Madridit.

Madje, gazeta britanike shton se këto klube janë gati ta joshin 32-vjeçarin që në merkaton e janarit. Kros ka kontratë me Realin deri në qershor 2024.