Në janar të 2021, ish deputeten Reme Lala e pyetën se si ndihej që ishte vajza e një krimineli, duke iu referuar babait të saj Ymer Lala. Në përgjigjen e saj, zonja Lala i konsideroi akuzat për babanë e saj si thashetheme dhe se ai kishte ndihmuar shumë njerëz në nevojë.
Megjithatë e vërteta duket se është ndryshe. Ymer Lala ka ndryshuar emrin nga Ymer në Korab, një manovër kjo që zakonisht e bëjnë njerëzit e krimit. / Pamfleti
Ndryshimi i emrit nuk të bën kriminel, por mund të përdoret për të mbuluar një të shkuar kriminale. Dhe për të shkuarën kriminale të Ymer Lalës ka fakte, dëshmi dhe indicie.
Në qershor 2019, e përditshmja gjermane “Bild” publikoi10 audiopërgjime për krimin zgjedhor në Dibër, ku protagonist kryesor ishte pikërisht Ymer Lala.
Nga përgjimet e prokurorisë, Ymer Lala rezultonte si koka e fushatës së Partisë Socialiste dhe Edi Ramës në Dibër.
Ministra dhe deputetë të Bablokut ishin në komandën e Ymer Lalës, i cili drejtonte masakrën zgjedhore. Nga përgjimet del se Ymer Lala zhvillonte takime me Ramën, të cilin e quante Bablok. Kjo dosje e mbyll si shumë dosje të tjera.
Në dhjetor të vitit 2020, i penduari i SPAK-ut, Luftar Reçi, krahas shumë krimeve të karteleve kriminale të Tiranës dhe Durrësit, rrëfeu edhe disa krime të Ymer Lalës.
Dëshmia tronditi krimin dhe kupolën politike të Tiranës. Pati një urdhër për të zhdukur dëshminë, prokuroria refuzoi ta dëgjonte, ndërsa më pas u tentua eliminimi me helm i Luftar Reçit në burg.
Megjithatë, mediat që nuk ishin kapur nga mafie, arritën që të publikonin dëshminë e Luftar Reçit.
Po çfarë tha Luftar Reçi që implikoi edhe prokurorinë si mburojë e aktivitetit kriminal të Ymer Lalës?
Luftar Reçi rrëfeu se Ymer Lala e kishte kontraktuar për të vrarë Maks Lalën, i cili më parë kishte qenë bashkëpunëtor i Ymer Lalës në trafikun e drogës.
Sipas të penduarit të drejtësisë, Ymer Lala kërkonte ta eliminonte Maksin, pasi më parë e kishte pasur ushtar dhe e urdhëronte për krime të ndryshme.
Me kalimin e kohës, Maksi ishte distancuar dhe vijonte trafikun e drogës në Maqedoni, ndërsa Ymer Lala kishte frikë se mos fliste.
Në këmbim të vrasjes së Maks Lalës, Ymer Lala do të vriste një nga armiqtë e Luftar Reçit në Dibër, me të cilët ai ishte në hasmëri.
Luftar Reçi ka rrëfyer me detaje se si është vrarë Mak Lala, i cili më parë u kishte deklaruar familjarëve të tij se nëse një ditë do të vritej, pas krimit qëndronte Ymer Lala.
Rrëfimi i Luftar Reçit implikoi Ymer Lalën në vrasjen e Maks Lalës, vrare të tjera dhe trafik droge. Megjithatë, Ymer Lala vijon të jetë u lirë dhe të menaxhojë bizneset e tij të ngritura me burime të dyshimta të ardhurash.
Nga ana tjetër, Edi Rama vijon aleancën me Ymer Lalën. Pas bashkëpunimit të suksesshëm në vjedhjen e votave në Dibër në 2016, Rama tentoi të kandidonte Reme Lalën, të bijën e Ymer Lalës, për kryetare të Bashkisë së Dibrës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Rama u tërhoq nga frika e një reagimi të fortë nga SHBA-BE.
Megjithatë, tre javë pas zgjedhjeve, Rama ka urdhëruar emërimin e Reme Lalës drejtoreshë të shërbimit social.
Emërimi në këtë post është një sinjal i qartë jo vetëm i vijimit, por edhe i forcimit të aleancës Rama-Ymer Lala në prag të zgjedhjeve lokale të 2023.