Zbardhet studimi më i ri/ Kujdes, ja lidhja me atakun në zemër dhe goditjen në tru

Një zëvendësues i sheqerit i quajtur eritritol është i lidhur me goditjet në tru, atakun në zemër dhe vdekjen, sipas një studimi të ri.

Njerëzit që vuajnë nga sëmundje si diabeti, kanë dy herë më shumë gjasa që të përjetonin një atak në zemër ose goditje në tru, nëse kishin nivele më të larta të eritritolit në gjak, sipas studimit të botuar të hënën në revistën Nature Medicine.