Zbulohet asteroidi i mbushur me ar, do t’i bënte të gjithë njerëzit në Tokë miliarderë

Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA është duke nisur një mision për të studiuar një asteroid me vlerë më shumë se 10,000 kuadrilion dollarë, i cili thuhet se përmban aq shumë metal të çmuar saqë të gjithë në Tokë do të ishin miliarderë nëse ngarkesa e tij e çmuar do të ndahej midis njerëzimit.

Asteroidi Psyche është një shkëmb hapësinor i gjerë 124 milje që do të jetë fokusi kryesor i projektit të NASA -s, i cili do të nisë në gusht të vitit 2022. Anija do të mbërrijë në asteroid katër vjet më vonë në fillim të vitit 2026.

“Ndryshe nga shumica e asteroidëve të tjerë që janë trupa shkëmborë ose të akullt, shkencëtarët mendojnë se asteroidi i tipit M (metalik) 16 Psyche përbëhet kryesisht nga hekuri metalik dhe nikeli i ngjashëm me Tokën,” tha NASA në një deklaratë.

Asteroidi është vendosur midis Marsit dhe Jupiterit. Sipas Daily Mail, besohet se janë “mbetjet e një protoplaneti të shkatërruar kur u formua sistemi diellor.”