Zbulohet zyrtarisht shkaku i vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II

Mbretëresha Elizabeth II vdiq nga pleqëria, sipas të dhënave zyrtare nga certifikata e saj e vdekjes, raporton BBC

Sipas të dhënave, mbretëresha vdiq në orën 15:10 në Kalanë Balmoral në Skoci më 8 shtator në moshën 96 vjeçare.

Rekordet Kombëtare të Skocisë publikuan certifikatën të enjten. Dokumenti u nënshkrua nga vajza e saj, Princesha Anne.

Vdekja u regjistrua më 16 shtator nga Sekretari i Përgjithshëm për Skocinë, Paul Lowe.

Certifikata e saj e vdekjes mban gjithashtu emrin e babait të saj, Mbretit George VI, dhe nënës, Elizabeth Bowes-Lyon.

BBC News konfirmoi vdekjen në orën 18:31 më 8 shtator pas një deklarate nga Familja Mbretërore. Ajo deklaratë thoshte: “Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite”.