Zëdhënësi i DASH: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE pa vonesa

“Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugën evropiane të aspirantëve”, shkroi Ned Price në Twitter, këtë të Premte.