“Fytyra e vërtetë e tyre ai ishte”Ish-kryeministri Sali Berisha pak para hyrjes në selinë e PD u ndal në një prononcim për mediat.Siç vetë u shpreh, që në nisje të fjalës së tij Berisha ironizoi ish-avokatin e shtetit që i caktoi GJKKO, Artan Simoni. Kujtojmë se Simoni më pas u zëvendësua nga dy kolege të tij.
“Kushtetua dhe vetëm kushtetuta! (qesh) Ishte….e patë ju kush ishte. Fytyra e vërtetë e tyre, ai ishte (qesh) S’kam asnjë njoftim për shtyrjen. Tani pa u njoftuar….ai që ishte…ishte ekzemplari më i shkëlqyer për Edi Ramën. Pastaj unë nuk kam njoftim.”, tha Berisha.
Kujtojmë se zëvendësimi nga ana e GJKKO u bë për shkak të një postimi që Simoni kishte bërë një rrjetet sociale, ku ndonëse nuk përmendte emra, ironizonte situatën në të cilën ishte Berisha, pasi ndaj tij ka nisur një hetim për akuzën e korrupsionit pasiv.