Zgjidhen anëtarët e rinj të KLGJ-së, ja si u ndanë votat

263 gjyqtarë të vendit zgjodhën këtë të premte mes gjashtë kandidatëve, 3 anëtarë e rinj  të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ata janë Klodian Kurushi, nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë; Ridvan Hado nga radhët e gjyqtarëve të Apelit; dhe Irena Plaku nga radhët e gjyqtarëve të Shkallës së Parë.

Këta tre gjyqtarë do të zëvendësojnë Medi Bicin, Ilir Toskën dhe Brunilda Kadin, mandati i të cilëve skadon në 12 dhjetor.