Zgjidhet sekretari në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit (Emri)

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit tashmë sapo ka zgjedhur sekretarin e saj. Bëhet me dije se emri i propozuar është ai i deputetit socialist, Klevis Xhoxhi. Emër ky që gjeti dhe miratim nga ana e demokratëve.

Tonin Gogu: Ne propozojmë zotin Klevis Xhoxhi.

Enkelejd Alibeaj: Sekretari i takon pjesës së shumicës. E hedh në votim. Të gjithë pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.

Zoti Klevis Xhoxhi zgjidhet anëtar i Komisionit. Urime zoti Xhoxhi. Më pas, deputetja socialiste Blerina Gjylameti kërkoi që mbledhjet e këtij komisioni të zhvillohen në orën 17:00, duke qenë se më herët mbahen edhe komisionet e tjera parlamentare.