Zgjodha Bajernin”, rrëfehet portieri spanjoll: Nuk e mendon më dy herë kur të telefonon…

Kepa Arrizabalaga zgjodhi që të huazohej për një vit te Reali i Madridit nga Çelsi dhe gardiani spanjoll tregon se përse bëri këtë lëvizje.

Në një intervistë për “Maraca”, Kepa tregoi se ishte shumë pranë Bajernit të Mynihut, por në momentin që mori një telefonatë nga Reali, ai nuk e mendoi dy herë.

“Poçetino donte që unë të qëndroja. Ai kishte besim te unë dhe më tha se do të isha titullar. Gjithsesi kisha nevojë për një aventurë të re.

Tomas Tuhel më telefonoi dhe zgjodha që të transferohesha te Bajerni, por për shkak të një dëmtimi që pësoi një kolegu im, mora një telefonat nga Reali, gjë që nuk e mendova dy herë. Kur në skenë hyn Reali i Madridit… ju e dini është Reali i Madridit”, u shpreh Kepa.