Zhaklin Lekatari rrëfen historinë e fortë: Një nënë më mori në telefon, dyshonte se komshiu kishte abuzuar me vajzën e saj

Aktivistja Zhaklina Lakatari teksa ka qenë e ftuar në emisionin Breaking, duke komentuar temën “Ngacmimet seksuale tek fëmijët”, deklaroi se dhuna seksuale ndikon jo vetëm tek fëmijët por tek të gjithë si shoqëri, detyrë kushtetuese raportimi i dhunës, ndërsa rrëfeu një rast kur një nënë e kishte telefonuar se dyshonte se me vajzën e saj kishte abuzuar komshiu.

“Dhuna seksuale ndikon jo vetëm tek fëmijët por tek të gjithë si shoqëri, detyrë kushtetuese raportimi i dhunës. Sipas të dhënave 559 raste që fëmijët kanë rënë pre e dhunës, ka një mungesë ndëshkueshmërie. Ne merremi me shijet seksuale të individit dhe nuk merremi me familjet, që të shkruash një poster kushton zero lekë. Unë u kontaktova nga një nënë e cila dyshonte se komshiu kishte abuzuar me vajzën e saj. Pra kemi nga ato raste ku ti e dhunon për herë të dytë pasi mendon se nuk ka ndihmuar vajzën e saj, tha aktivistja Lakatari.