Zhiru mjafton në shtëpinë e Juventusit, Milani siguron Ligën e Kampioneve

Milani ia ka dalë të sigurojë biletën për në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm falë një fitoreje minimale 1-0 në fushën e Juventusit.

Një gol i Olivier Zhiru në fundin e pjesës së parë të sfidës, bëri të mundur që kuqezinjtë të siguronin këtë sukses, përballë vendasve të cilët bënë pak për të rrezikuar portën e Menja, i vëmendshëm në çdo goditje drejt tij.

Kështu, në fund të 90 minutave, Milani siguroi garancinë matematikor që do të ishte në turneun më të rëndësishëm për klube edhe në edicionin e ardhshëm, teksa la Juventusin në vendin e 7 në klasifikimin e Serisë A.