“Zogu” i Shqipërisë i nxjerrë gishtin e mesit Putin: F*ck off, f*ck you

Altuna Sejdiu ose siç njihet ndryshe me emrin artistik Tuna ka kohë që nuk është parë në asnjë projekt artistik, ndërsa i është përkushtuar totalisht familjes dhe rritjes së fëmijëve të saj. Tuna njihet si një këngëtare mjaft energjike, ku të gjithën e shpenzon vetëm që të dalë mirë para publikut.

Ndonëse është bërë një ‘mami’ me kohë të plotë që është pranë fëmijëve 24/7, kjo nuk e ka penguar Tunën që të jetë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi Tuna shpërndau një video në profilin e saj në rrjetin social Tik-Tok, ku duket e revoltuar ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Tuna ka zgjedhur një muzikë në sfond gjatë videos e cila thotë: “F*ck off, f*ck you”, ndërsa në shkrimin krahas videos ka shkruar emrin e presidentit rus.

Tuna e cila njihet nga hiti “Fenix”, ose ‘Zogu më i mirë prej krejtve’, në duet me ish të dashurin e saj, Cozman, ka vendosur ta fshijë videon nga profili i saj në rrjetin social, disa minuta pas publikimit.