ZYRTARE/ Aston Vila gjen zëvendësuesin e Xherrard, rikthen në Premier Ligë ish-trajnerin e Arsenalit

Ish-trajneri i Arsenalit, Unai Emeri, rikthehet dhe njëherë në Premier Ligë si tekniku i ri i Aston Vilës.

Këtë gjë e ka zyrtariuar vetë klubi anglez me anë të një postimi në rrjetet sociale, me spanjollin që bëhet kështu zëvendësuesi i Xherrard që u shkarkua disa ditë më parë.

Emeri ka ndërprerë bashkëpunimin me Vijarealin, të cilës i refuzoi rinovimin e kontratës dhe do të jetë pjesë e klubit anglez që nga data 1 nëntor.