Aventurë e re për ish-sulmuesin e Milanit, Jon-Dahl Tomason.
Danezi është prezantuar si trajner i ri i skuadrës së Blekbërn Rovers, ekip që militon në Championship në Angli.
45-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare që do ta mbajë lidhur deri më 30 qershor 2025.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi britanik me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.
Më parë Tomason ka qenë edhe trajner i skuadrës së Malmo, Roda, Eksklesior dhe si asistent i kombëtares së Danimarkës, Viteshes dhe Eksklesiorit.