ZYRTARE/ Klubi anglez nuk del dot nga kriza, shkarkon nga detyra trajnerin dhe e zëvendëson me “ekspertin” e mbijetesës

Lidsi vazhdon të jetë në një gjendje tejet të keqe duke rrezikuar mbijetesën në Premier Ligë për këtë sezon.

Kjo gjë ka sjellë në vendimin për të shkarkuar trajnerin spanjoll, Havi Garsia, i cili ka fituar vetëm tre nga 11 ndeshjet që ka drejtuar.

Ai është zëvendësuar nga Sem Allërdajs, i cili njihet ndryshe në Angli si “eksperti” i mbijetesës në Premier Ligë.