Realdo Fili mund të jetë një opsion për ekipet e Superiores pasi Çernomorets i ka ndërprerë kontratën, duke e mbyllur me mirëkuptimin e të dyja palëve.Ai u bashkua me klubin ukrainas në muajin gusht dhe luajti vetëm gjashtë ndeshje për ekipin.
Nëpërmjet një postimi klubi ukrainas njofton largimin dhe falënderon Filin.
“Realdo erdhi në Ukrainë në një kohë të vështirë dhe ishte shumë kurajoz për të luajtur futboll, duke ndërmarrë një akt të guximshëm.
Fili tashmë është pjesë e historisë së Çernomoretsit pasi luajti titullar në ekipin e rinoviuar.
Jemi të sigurt së ai do t’i tërheqë lojtarët në fushë, më shumë se njëherë me veprimet e tij të bukura. Të jemi mirënjohës”, shkruan klubi.