Ljuk Shou ka nënshkruar një kontratë të re me Mançester Junajtidin që do ta mbajë atë në “Old Trafford” edhe për katër vite të tjera. Klubi aktivizoi klauzolën e zgjatjes njëvjeçare të kontratës së mbrojtësit të majtë në dhjetor, por ai do të kishte qenë një futbollist i lirë në verën e vitit 2024.27-vjeçari, i cili ka regjistruar 249 ndeshje që nga transferimi nga Sauthemptoni në vitin 2014, tha: “Nëntë vjet më parë nënshkrova për këtë klub të mrekullueshëm dhe jam i emocionuar që do të zgjas qëndrimin tim. Jam përmirësuar jashtëzakonisht shumë që kur erdha në Mançester shumë vite më parë, si njeri dhe si lojtar. E di se çfarë nevojitet për të pasur sukses në një klub si ky. Ne jemi në fillim të rrugëtimit tonë me menaxherin dhe stafin e tij”.
Anglezi iu bashkua “djajve” në vitin 2014 për një shumë rreth 30 milionë paund kur ishte vetëm 18 vjeç.