Rikthimet janë gjithmonë të bukura. Oriol Romeu është bashkuar me skuadrën e Barcelonës, duke nënshkruar një kontratë që shihet të jetë e vlefshme deri në vitin 2026.
Mesfushori 31-vjeçar ka luajtur së fundmi për Gironën, ndërsa ka mbajtur veshur edhe fanellat e Sttutgart, Valencia dhe Southampton. Romeu ka kontribuar për Barcelonën në sezonin 2010-2011.
Afrimi i tij në skuadër ka qen dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Xavi. Sa i takon kostos së operacionit, kartoni i futbollistit ka kushtuar 5 milionë euro.