Tashmë është zyrtare, Nedim Bajrami do të vijojë karrierën te Sasuolo në Serinë A. Pak minuta më parë ka ardhur edhe zyrtarizimi nga klubi italian nëpërmjet faqes në “Facebook”.23-vjeçari kalon në “Mapei Stadium” në formën e huazimit, me të drejtën e blerjes për 6 milionë euro, nëse futbollisti arrin të plotësojë një numër të caktuar ndeshjes.
Klubi i Sasuolos i ka uruar mirëseardhjen Bajramit, që shpreson të fitojë rolin e protagonistit te skuadra e re.