ZYRTARE/ Tom Bredi punëson Uejn Runejn, ish-sulmuesi legjendar bëhet trajneri i…

Uejn Runej është rikthyer dhe njëherë në Angli pasi e mbylli me skuadrën e DC United në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-sulmuesi legjendar i Mançester Junajtid ka marrë zyrtarisht drejtimin e skuadrës së Birminghamit, që momentalisht ndodhet në vendin e gjashtë në Championship.

Prej kohësh, bashkëpronari i Birminghamit, legjenda e NFL-së Tom Bredi ka qenë në kontakte me Runejn dhe duket se çdo gjë është konfirmuar, me teknikun që ka firmosur një kontratë prej tre vitesh e gjysmë.