Davide Nikola nuk është më trajneri i Salernitanës.Humbja turpëruese në fundjavë përballë Atalantës me rezultatin 8-2 ka bërë që drejtuesit e klubit italian të shkarkojnë nga detyra teknikun 49-vjeçar.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Salernitana e ka falënderuar italianin për punën e bërë, teksa tani është hedhur menjëherë në kërkim për zëvendësuesin e tij.