ZYRTARE/ Vjen goditja e radhës në merkato, Barcelona prezanton qendërmbrojtësin spanjoll

Injigo Martinez është zyrtarisht futbollisti më i ri i Barcelonës, me mbrojtësin spanjoll që vjen te katalanasit si një lojtar i lirë.

Ai i dha fund aventurës së tij me Atletik Bilbaon, teksa akordin me Barçën e kishte arritur një vit më parë.

32-vjeçari ka firmosur për dy vite me Barcelonën dhe pritet të bashkohet menjëherë me skuadrën e Çavit për fazën përgatitore.