Zyrtare, Zinedin Zidane nuk është më trajneri i Realit të Madridit: “Respektuam vendimin e tij

Zinedin Zidan nuk është më trajneri i Realit të Madridit. Ai pati disa ditë reflektimi pas mbylljes së sezonit pa trofe dhe tani ka marrë vendimin përfundimtar për t’u larguar dhe janë disa arsyet që e kanë shtyrë deri këtu.

E para është një sezon tepër i lodhshëm dhe impenjativ edhe në një kohë pandemie që ia kanë bërë të vështirë punën ndërsa një arsye tjetër e rëndësishme janë kritikat.

Zidane ka qenë gjithmonë kontruktiv dhe ka pranuar kritikat por këtë sezon në një moment kyç, siç shkruan “AS”, disa drejtues të klubit nuk e mbrojtën në momente të vështira madje e vunë në diskutim të ardhmen e tij.

Një gjë e tillë ishte e pafalshme për Zidane dhe kjo e ka shtyrë që ndërmarrë vendimin për t’u larguar ndërkohë që Conte ose Raul shihen tashmë si kandidatët potencial për ta zëvendësuar.