“10 euro në ditë, nëse punon 8 orë”, Kurti rrit pagën minimale në 250 euro

Kryeministri Albin Kurti, gjatë prezantimit në Kuvend të programit qeveritar, është zotuar se askush në Kosovë nuk do të paguhet nën 10 euro në ditë, ndërsa punon 8 orë në ditë.

Ai tha se paga minimale do të bëhet 250 euro dhe se askush nuk do të tatohet për mbijetesë. Kurti paraprakisht tha se “kemi bërë shumë punë”, duke folur për 55 ditët e para të Qeverisë së udhëhequr nga ai, raporton Express.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
“Kemi zhvilluar një program që rrit pagën minimale dhe ngrit pragun e pagës që nuk tatohet. Sepse në Kosovë, askush që punon 8 orë në ditë nuk duhet të marrë më pak se 10 euro në ditë dhe askush nuk duhet të tatohet për mbijetesë”, tha ai.