Sot më 15 janar 2021, janë bërë 22 vite nga masakra e Reçakut. Më 15 janar 1999 në Reçak u vranë nga forcat policore dhe ushtarake serbe 45 shqiptarë të paarmatosur.
Masakra e Reçakut ishte masakrimi i 45 shqiptarëve nga Kosova në fshatin Reçak, me 15 janar 1999. Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe. Serbia refuzon të ketë kryer masakër.
Një ditë pas kryerjes së masakrës, William Walker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, vizitoi vendin e ngjarjes u tmerrua nga kufomat e masakruara. Ai deklaroi: “Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time.” Lajmi i masakrës senzibilizoi opinionin ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë dhe i hapi rrugën bombardimeve të Natos në Serbi.
Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, e cila solli edhe ndërhyrjen e NATO-s.
Shefi i misionit të OSBE-së, William Walker kishte ngritur shqetësimin për krimet kundër njerëzimit që po kryheshin në Kosovë. Për këtë u ndërmor misioni ushtarak që solli më pas edhe tërheqjen e forcave serbe nga Kosova.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe deputeti i Kosovës, Gazmend Syla i cili e ka përkujtuar këtë ngjarje në rrjetin social “Facebook”, ndërsa shkruan, “Përkujtim: 22 vite nga Masakra e Reçakut”.