6 shoferë shqiptarë janë rrahur me njëri-tjetrin në Pejë për një vend parkimi. Policia bën me dije se 6 burrat shqiptarë janë dhunuar mes tyre për një vend parkimi, të cilin në fund nuk e ka përdorur askush.
Ata kanë përfunduar të gjithë në spital ku kanë marrë ndihmë mjekësore, e më pas të gjithë janë intervistuar nga Policia e Kosovës dhe me urdhër të prokurorit mbahen në burg.
“Pejë, 23.06.2021-17:40. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu të veturave, janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore . Gjashtë të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia e Kosovës.