Memli Krasniqi është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. Krasniqi ka marrë besimin e delgatëve për të drejtuar këtë forcë politike, e cila është themeluar nga ish-presidenti Hashim Thaçi, shkruajnë mediet në Kosovë.
Kush është Memli Krasniqi?
Ai ka të mbaruar studimet e larta në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Shkollën Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike (LSE).
Në vitet 1999 – 2000 ka punuar si gazetar për agjencinë amerikane të lajmeve Associated Press, dhe në vitin 2002 ka qenë Drejtor për Marrëdhënie me Publikun në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës.
Gjithashtu ai është marrë me muzikë dhe projekte të ndryshme muzikore për një kohë të gjatë.
Memli Krasniqi ka dy herë ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe ministër i Bujqësisë. Ai ishte edhe Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, në periudhën kohore 2017-2019.