Prokurori italian në Leçe kërkon plot 38.8 vite burg për katër shqiptarë të përfshirë në trafikun e sasive të mëdha të narkotikës drejt shtetit fqinj.
Bëhet fjalë për Geraldo Ismailaj, Alban Limaj, Alvaro Aliaj dhe Erfan Bajrusi, katër shqiptarët që ishin pjesë e një grupi kriminal të shkatërruar rreth një vit më parë gjatë një aksioni policor që çoi në pranga 15 persona.
Gjatë operacionit “San Silvestro” u sekuestruan plot 3750 kilogram marijuanë, 50 kilogram hashash, 1 kilogram kokainë dhe 1 kilogram heroinë.
Përkatësisht, prokurori italian ka kërkuar:
Geraldo Ismailaj 3,4 vite burg dhe 44 mijë euro gjobë
Alban Limaj 18 vjet vite burg
Alvaro Aliaj 8,8 vite burg
Erfan Bajrusi 8,8 vite burg