Sinoptikanët tregojnë kthesën që pritet të bëjë moti

Sinoptikanët thonë se termometri do të kapë sërish 39 gradë Celcius në mesjavë e ndërsa fundjava do të sjellë rënie temperaturash dhe rrebeshe shiu.Deri në fund të tij, muaji Korrik pritet të regjistrojë temperatura maksimale që variojnë nga 33 në 40 gradë, por pavarësisht kësaj, sinoptikanët thonë se i nxehti do të ndihet njëlloj në të dy vlerat.Këto luhatje dhe temperatura ekstreme të përjetuara përgjatë muajit Korrik janë si pasojë e valëve të të nxehtit afrikan.