Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër jetës, brenda dhe jashtë vendit, i shpallur në kërkim për plagosje.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:
Erjon (Sefer) Markol (Markola), 44 vjeç, i dënuar më parë në Shqipëri dhe në Gjermani, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.