Deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj ka bërë një reagim lidhur me aksidentin tragjik në Kroaci ku humbën jetën 10 persona.
Në një lidhje direkte në emisionin #gjesi në T7, Ermina Lekaj ka thënë se është duke qëndruar me disa familjarë të personave që u aksidentuan dje.
“Sipas të dhënave që kam marrë, një baba nuk ka mundur që ta njohë fëmijën e tij në gjendjen që e ka parë pas aksidentit. Kam folur vetë me të. Është shumë e dhimbshme nuk kam fjalë se si ta përshkruaj,”- tha ajo.