Aq keq ishte, as babai nuk e njohu’. Aksidenti tragjik në Kroaci, deputetja shqiptare jep detajet drithëruese: E dhimbshme

Deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj ka bërë një reagim lidhur me aksidentin tragjik në Kroaci ku humbën jetën 10 persona.

Në një lidhje direkte në emisionin #gjesi në T7, Ermina Lekaj ka thënë se është duke qëndruar me disa familjarë të personave që u aksidentuan dje.

“Sipas të dhënave që kam marrë, një baba nuk ka mundur që ta njohë fëmijën e tij në gjendjen që e ka parë pas aksidentit. Kam folur vetë me të. Është shumë e dhimbshme nuk kam fjalë se si ta përshkruaj,”- tha ajo.