“Protestuesit po qëllohen me plumba” Temperaturat deri në 50 gradë, plasin protestat në Iran për mungesë të ujit

Protesta të shumta kanë nisur në Iran për shkak të mungesës së ujit. BBC shkruan se protestat e shumta po ndodhin në provincën e Khuzestan, ku mungesat e ujit janë kthyer në problemin më të madh në këtë zonë.

Kjo gjë po ndodh edhe nga temperaturat e larta në Iran, të cilat shkojnë deri në 50 gradë. Ndërkohë që protestave që njerëzve, policia iraniane i kanë qëlluar me plumba. Shefja e të drejtave të njeriut, në KB, Michelle Bachelet akuzoi Iranin për kundërpërgjigjen që i ka dhënë protestuesve. Ndërsa Irani nga ana tjetër, i quajti këto akuza si të rreme.