Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin e vjetër Lezhë-Milot. Raportohet se viktimë ka mbetur Paulin Gjomarkaj, 38-vjeç.
Ai ka qenë duke udhëtuar në makinë me Nikolli Gjinin, shkruan Faxnews, ku ka humbur kontrollin duke u përplasur me murin rrethues të një banese në fshatin Manati të Lezhës.
Nga burimet në vendin e ngjarjes bëhet me dije se ka humbur jetën 38-vjeçari, ndërkohë që është plagosur bashkëudhëtari i tij.