Zelanda e Re ka shënuar viktimën e parë të shkaktuar nga vaksinimi me Pfizer.
Mediat e huaja bëjnë me dije se një grua, ka humbur jetën pasi ka marrë vaksinën Pfizer dhe ka pësuar një efekt anësor të rrallë që çoi në inflamacion të muskujve të saj të zemrës, çfarë i ka shkaktuar edhe vdekjen.
Rastin e ka miratuar edhe ministria e Shëndetësisë teksa shkruan “ky është rasti i parë në Zelandën e Re, ku shënohet një vdekje një ditë pasi një grua ka marrë vaksinën Pfizer”,tha ministria në një deklaratë, pa dhënë moshën e gruas.
Kujtojmë që më herët është raportuar për një lidhje të mundshme mes vaksinës Pfizer dhe miokardit.