Aksident fatal me 6 të vdekur, përplaset furgoni, detajet

Një aksident fatal me 6 të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin Tekirdag të Turqisë.

Mediat lokale raportojnë se një furgon tentoi të kalonte kryqëzimin e rrugës me shinat e trenit, por u përplas nga ky i fundit duke vrarë gjashtë prej pasagjerëve që gjendeshin në automjet.

Rruga ishte e bllokuar duke sinjalizuar kalimin e trenit, por shoferi i furgonit tentoi që të kalonte gjithsesi duke shkaktuar një tragjedi të tillë.