Fadil Nikaj, 30 vjeç, është personi që ka qëlluar me armë zjarri një vajzë 20 vjeçe në Vlorë, mesditën e sotme. Ai është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia dhe me vete i është gjetur arma dhe një granatë dorë.
Një tjetër granatë, i riu e ka hedhur në lokalin ku po pinte kafe.
“Më datë 25.09.2021, rreth orës 12:05, në vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”, Vlorë është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, student në Vlorë, e cila është shoqëruar për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.
Falë reagimit të mejëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.
Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në cantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë. Grupi hetimor ngodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.