Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu thirrje qytetarëve për tu vaksinuar

Mënyra më e mirë për ti dhënë fund pandemisë është vaksinimi këto janë fjalët që zgjodhi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për tju drejtuar qyterëve.

Situata  e shifrave të të prekurve por edhe të atyre që kanë ndërruar jetë nga Covid-19  janë rritur shumë. Pasi minsitrja Manastirliu  ka vëzhguar edhe gjendjen iu është drejtuar qytetarëve duke iu bërë thirrje që të vaksinohen .

“Mos e neglizhoni vaksinimin duke dëgjuar broçkullat e kujt nuk ka as edhe një minimum humanizmi dhe përgjegjshmërie. Sfida që disa i bëjnë shkencës dhe mjekësisë, refuzimi për të pranuar mendimet e ekspertëve më të mirë në botë, që thonë se vaksina është arma më e fuqishme që ka sot njerëzimi, është një mendjelehtësi që ka pasoja të rënda. Dhe pasojë më të rëndë se sa humbja e jetës, unë nuk di të ketë. Ndaj sot dua t’ju drejtohem jo vetem si Ministre e Shëndetësisë, por dhe si vajzë, si motër dhe si nënë, të gjithë atyre që ende nuk janë vaksinuar. Vaksinohuni për të shpëtuar jetën tuaj dhe të njerëzve tuaj të afërm”,  tha Manastirliu

E cila gjithashtu ajo theksoi që shumica e të shtruarve në spitale janë të pa vaksinuar.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 10 qytetarë si pasojë e virusit.  Pas kryerjes së 5150 testimeve, 826 qytetarë kanë  rezultuar pozitivë me COVID-19Tirana mban numrin më të lartë të infektimeve, e ndjekur më pas nga Fieri, Lushnja e Durrësi.