Bashizmi kapitulloi, koha për të mbushur sheshet!

Pasi testoi veten tek demokratët në 6 mars, Sali Berisha ka rinisur sërish takimet e Foltores, ku ne qender te mesazhit te tij qendron ai per bashkim.

Pas largimit të Lulzim Bashës dhe regjistrimit të statutit të 11 dhjetorit, lideri historik nga Tepelena u kërkoi demokratëve që t’i lënë mënjanë hatërmbetjet me njëri-tjetrin, pasi në këto momente duhet të jenë bashkë për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës.

“PD siç ka nevojë zogu për ajrin ka nevojë për bashkinë e saj. Çdo anëtar të lërë mënjanë çdo zemerthyerje. Sa më shpejt të mbushim rrugët dhe sheshet kundër kërtij regjimi që duhet ti ketë orët e numëruara”.

Çbunkerizimi i selisë blu u përdor nga Sali Berisha edhe në mënyrë simbolike për hapjen e PD për çdo demokrat, madje edhe për ish-kryetarin Lulzim Basha. “E ardhmja me dhjetëra ton bunker. A ishte normal apo nuk ishte normal ai që e bëri nuk mund të them, por ai dha dorëheqjen. Megjithatë selia po hapet për të gjithë demokratët.”

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka bindjen se mund ta sjellë PD-në në pushtet, edhe duke qenë non grata nga SHBA.

“Ju më pyesni a fiton PD me Sali Berishën në krye? Unë them fiton. Në 1998, më vjen keq ta them, por kam pasur botën kundër dhe kemi fituar. Fitova se besova te e drejta, nuk kam asnjë fuqi të veçantë. Për një kauzë të drejtë luftoj deri në fund. Besoj se do të fitojmë por kushdo të vijë të garojë me mua është i mirëpritur. Po nuk fitova do respektoj vendimin por po fitova dhe në zgjedhjet lokale humbas do të vijë të votohem te ju. Po humba zgjedhjet e përgjithshme kryetari cilidoqoftë unë apo një tjetër nuk do të votohet dot më, do japë dorëheqjen dhe të hapë garën për të tjerët.”