Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas zbulimit te varit masit ne Bucha te Ukraines, duke akuzaur Rusine per genocid.
“I shokuar nga mizoritë e ushtrisë ruse në Bucha dhe rajone të tjera të Ukrainës. Civilët e masakruar, varret masive dhe përdhunimet janë evidenca të pakundërshtueshme të genocidit që Rusia po zbaton në Ukrainë. Bashkësia ndërkombëtare duhet të shumëfishojë përpjekjet për të ndaluar makinerinë vrasëse të Kremlinit.
Krimet kundër njerëzimit të kryera nga Rusia dhe që po tmerrojnë mbarë njerëzimin duhet të hetohen si të tilla. Si vend anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria do të japë kontributin e saj në këtë drejtim.”