“Berisha është zgjidhje afatshkurtër për PD-në”, Fevziu: Duhet figurë e re, kjo është pika ku kanë dështuar demokratët

Moderatori Blendi Fevziu, ka dhënë një deklaratë ku tha se ish kryeministri Sali Berisha ishte një zgjidhje afatshkurtër për partinë Demokratike dhe se duhej një figurë e re.

Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, Fevziu tha se PD kishte dështuar tek përpjekja për të depërtuar tek të rinjtë shqiptarë, ashti siç kishte arritur të bënte partia Socialiste.

Fevziu: Partia Demokratike me Berishën ka një zgjedhje afatshkurtër, deri tek zgjedhjet e ardhshme, me një kandidat të ri, do të hapej më tej. Unë e kam thënë edhe më herët, duhet një kandidat 35-40 jeç. Sepse zemra e PD-së ka qenë me të rinj që sot janë mbi 50 vjeç. Më pas u afruan edhe intelektualë. PS-ja ka arritur që të depërtojë tek të rinjtë kurse ajo demokratike jo, ka dështuar në këtë pjesë. Nuk ka as përfaqësimin e grave, gjë që Ramës nuk i mungon. Jo që të mos jenë ata që janë, por duhet të jenë duke sjellë politikanë të rinj.