Shpërthen Berisha në Parlament: Jeni një grup shushunajsh që po u thithni gjakun shqiptarëve

Pasi ka marre fjalen per procedure, ish-kryeministri Berisha deklaroi ne Parlament me tone te larta se:

“Sot çdo shqiptar sheh këtu një grup shushunjash që janë vërsulur mbi xhepat e tyre me çmimet e energjisë, të ushqimeve dhe po u thithin gjak. Dhe nga ana tjetër ju deklarojnë se po ju lumturojnë. Ju po i jepni vetëm thërrimet e atyre parave që ju vidhni.”