Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit të publikuar ditën e djeshme kur viheshin re shumë probleme pothuajse në të gjitha fushat publike të vendit.
Duke ironizuar deputetët e opozitës të cilët menjëherë reaguan për raportin, Rama tha se “kishte plasur peshku” për një raport vjetor. Ndërsa shtoi se raporti i DASH nuk ishte gjë tjetër veçse një “copy-paste” e raportit të publikuar një vit më parë.
Postimi i Plotë nga Edi Rama:
Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim!Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit😀