Shoqëria civile në Vlorë është mbledhur sot në protestën e radhës për të kundërshtuar projektin e sheshit të flamurit.
Ata thonë se ky projekt po dëmton historinë e vendit tonë ndërsa kërkojnë transparencë për fondet publike dhe për vetë projektin.
“Të kemi transparencë për këto lekë që hidhen. Njerëzit nuk kanë bukë të hanë prandaj nuk dalin sot këtu. Kjo bllokon të gjithë sheshin e flamurit. Prandaj i dashur kryeministër ktheje në identitet Vlorën. Ne nuk do të ndalemi”, shprehet një prej protestueseve.
Kjo është protesta e tretë e organizuar nga shoqëria civile në lidhje me sheshin e Flamurit.