“O yll i bukur, o yll i bukur”/ Presidenti Meta këndon me arbëreshët këngën e njohur

Presidenti i Republikës Ilir Meta,  gjatë vizitës së tij në Itali është takuar me qytetarë në Komunat arbëreshe.

Meta ka shpërndarë një video në rrjetin social Facebook, ndërsa i uron një mbrëmje të qetë dhe të këndshme të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Statusi:

“O yll i bukur, o yll i bukur,

O yll i bukur, që nuk gjëndesh…”

Me këtë këngë të mrekullueshme arbëreshe ju uroj nga Civita një mbrëmje të qetë dhe të këndshme të gjithë shqiptarëve!