Nga data 27 prill nis programi i javëve kulturore në Shqipëri me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 18 vende të botës. Ministrja Elva Margariti gjatë një konference për shtyp së bashku me kryeministrin Rama bëri me dije edhe fondin publik, modest sipas saj, i cili është vënë në dispozicion për mbulimin e aktiviteteve. Janë plot 1 miliard lekë që do të harxhohen pë mbulimin e shpenzimeve të aktiviteteve kulturore.
Margariti: Është një fond le të themi modest, megjithatë është mëse i mjaftueshëm për faktin që do të jetë një arkë e përbashkët e shtetit shqiptar dhe të gjitha vendeve partnere. Janë 100 milionë lekë të reja ato që janë vënë në dispozicion të kësaj nisme për këtë vit startimi dhe do të jetë edhe ky një vit që do të na lërë të kuptojmë cilat do të jenë buxhete e nevojshme në vazhdimësi.
Margariti shtoi se ajo që duan të krijojnë, është jo vetëm prezenca në performancë e artistëve, por krijimi i urave të para të kontaktit që kjo nismë të krijojë një shtysë dhe i gjithë dialogu të ndodhë midis aktorëve të ndryshëm përtej institucioneve qendrore ose lokale.
Ndërkohe që kryeministri Rama deklaroi gjatë konferencës se vonesa e ndërtimit të Teatrit kombëtar lidhet me faktorë që nuk janë në dorë të qeverisë, si lufta në Ukrainë, tërmeti i vitit 2019 dhe pandemia Covid-19.
“Fatkeqësisht tërmeti, pandemia, lufta që ka nisur në Ukrainë e cila faktikisht ka goditur shumë në aspektin e rritjes së çmimeve në tërësi dhe rritjes së çmimeve të ndërtimit në veçanti. Duhet t’i referohemi faktit të fundit që ka pasur një ndikim jo të vogël në industrinë e ndërtimit. Por projekti është”, tha Rama.